logo

Fakulteti i Filologjisë

Programi Gjuhë Shqipe dhe Letërsi


Programi synon të përgatisë dhe të sigurojë kuadro profesionalë që kanë aftësitë e nevojshme që kërkohen në një varg aktivitetesh që mbështeten në shkathtësi të përdorimit të gjuhës (shqipe), të thellimit të njohurive për letërsinë shqiptare dhe atë botërore. Njohjes së gjuhës shqipe, që nga rregullat e drejtshkrimit, rregullat gramatikore e deri te hartimet e njësive më të mëdha gjuhësore etj. Programi mbështetet në dy kritere themelore: kriterin ekonomik (tregun e punës) dhe kriterin kulturor (iluminimin). 

Kriteri i parë lidhet me mundësitë e punësimit në jetën administrative dhe kulturore (si redaktorë tekstesh), në jetën arsimore (si mësimdhënës), si përkthyes dhe gazetarë. 

Kriteri i dytë lidhet me punën studimore (si hulumtues shkencor).
Studentët e diplomuar në këtë Degë aftësohen për një sërë veprimtarish që shtrihen brenda rrezes të të mbështeturit në njohuritë për gjuhën dhe letërsinë shqipe, gjuhësinë, letërsinë dhe albanologjinë përgjithësisht. 
Studentët aftësohen, pra, në dy aspekte: në atë të shkathtësive që përfshijnë njohuri praktike, konkrete të gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe letërsisë si dhe në atë të përgatitjes për zotërimin e metodave shkencore, përfshirë edhe përgatitjen për mësim tërë jetësor.

Pas përfundimit të nivelit Bachelor (diploma), studentët e Degës së Gjuhës shqipe dhe letërsisë do të jenë në gjendje:  
  •  të demonstrojnë shkathtësi praktike të rregullave të gjuhës shqipe (në të shkruar dhe të folur); 
  •  të demonstrojnë shkathtësi praktike të transmetimit te të tjerët të dijes gjuhësore dhe letrare, përfshirë mësimdhënien në nivele të ndryshme;
  •  të përshkruajnë strukturën e gjuhës shqipe dhe letërisë, duke arritur deri në nivel të tekstit;
  •  të demonstrojnë shkathtësi praktike të komunikimit dhe shkrimit;
  •  të demonstrojnë njohuri të përgjithshme për albanologjinë, përfshirë kulturën, qytetërimin, letërsinë, historinë dhe folklorin;
  •  të kuptojnë konceptet e përgjithshme të gjuhësisë;
  •  të demonstrojnë shkathtësi bazike të krahasimit të koncepteve gjuhësore dhe letrare shqiptare me të paktën një gjuhë tjetër, të një letërsie tjetër, përfshirë edhe mundësinë e përkthimit të dyanshëm;
  •  të njohin dhe të kuptojnë konceptet e hulumtimit në gjuhësi dhe studim letrar;
  •  të realizojnë lexim kritik të autorëve të ndryshëm të gjuhësisë, me theks të veçantë gjuhën shqipe dhe të dinë të identifikojnë dhe të zgjidhin probleme gjatë përdorimit praktik të gjuhës shqipe;
  •  të njohin varietetet e ndryshme, rajonale dhe shoqërore të gjuhës shqipe;
  •  të demonstrojnë njohuri të gjuhës shqipe në rrafshet sinkronike dhe diakronike;
  •  të demonstrojnë aftësi të zbatimit të gjuhës shqipe dhe të gjuhësisë përgjithësisht edhe në fusha të tjera profesionale;
  •  të demonstrojnë aftësi praktike të shkrimit të gjinive dhe të tipave të ndryshme të teksteve si në rrafshin akademik ashtu edhe në atë kreativ;