Programi Letërsi Shqipe

Departamenti i Letërsisë shqipe do të veprojë në kuadër të Fakultetit të Filologjisë dhe mendohet të jetë ndër departamentet më të interesante. Studentët që do t’i përfundojnë studimet në këtë program përgatiten për mësimdhënës të letërsisë dhe të gjuhës shqipe në shkollën e mesme të lartë (pasi ta fitojnë diplomën master); dhe për hulumtime shkencore në fushë të letërsisë në përgjithësi (teori e letërsisë, histori e letërsisë, folklor, letërsi e krahasuar, media etj.)
Programi i studimit në nivelin Bachelor  i mundëson studentit që:
  • të studiojë letërsinë shqipe dhe të zgjerojë njohuritë për letërsinë botërore;
  • të thellojë e të zgjerojë njohuritë nga teoria e letërsisë;
  • të pasurojë kulturën gjuhësore;
  • të thellojë e të pasurojë dijet për formacionet stilistike, t’i njohë ato si frymëzim e si shprehje, si dije e si shije letrare;
  • të arrijë të dallojë veçoritë dhe karakteristikat e periudhave letrare;
  • t’i ketë të qarta shfaqjet letrare, në diakroni dhe në sinkroni, në letërsinë shqipe dhe në letërsinë botërore;
  • të aftësohet që t’i krahasojë ato vlera, me qëllim të kultivimit e të emancipimit të shijes estetike si dhe të konsolidimit të mendimit shkencor për to;
  • të aftësohet për të depërtuar në strukturat estetike të veprave të veçanta letrare, me qëllim të zbulimit të fshehtësive të krijimit letrar;
  • të rrisë aftësinë për analiza kritike të veprave letrare;
  • të zhvillojë aftësitë personale për punë të pavarur kërkimore, si dhe të zhvillojë shkathtësitë individuale për punë kërkimore në grup;
  • pas realizimit të këtij programi studenti do të jetë gjendje që njohuritë e fituara t’i përcjellë suksesshëm te të tjerët, me gojë e me shkrim.

tp-bottom