Administrata Qendrore
Administrata Qendrore e Universitetit është përgjegjëse për çështjet profesionale, administrative dhe teknike në lidhje me:
• Arsimin, kërkimet shkencore dhe punën artistike;
• Administrimin e njohjes së studimeve;
• Administrimin e personelit;
• Aspektet ligjore;
• Planin zhvillimor të Universitetit;
• Kontabilitetin dhe financat;
• Mirëmbajtjen dhe dokumentimin e pronës;
• Dosjet;
• Qarkullimin e mallrave;
• Menaxhimin e sistemit të informimit;
• Bazën qendrore të të dhënave;
• Aspektet tjera të përgjithshme të administratës së Universitetit.
Të gjitha këto detyra koordinohen nga Sekretari i përgjithshëm.