Njoftim për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2021/2022

Njoftim për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2021/2022

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është në proces të akreditimit dhe ri-akreditimit të programeve studimore.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë ende nuk e ka përmbyllur procesin e akreditimit dhe ri-akreditimit, prandaj, këtë vit do të shtyhet për pak kohë shpallja e konkursit për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Në bazë të dinamikës të punës së KShC-së, konkursi mund të shpallet në muajt gusht/shtator 2021.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka këto programe studimi, disa në proces të ri-akreditimit e disa në akreditim:

I. FAKULTETI I EDUKIMIT:

  1. Programi Fillor (BA), në proces të ri-akreditimit;
  2. Programi Parashkollor (BA), në proces të ri-akreditimit.

II. FAKULTETI I MJEKËSISË

  1. Programi Infermieri (BA), në proces të ri-akreditimit;
  2. Programi Fizioterapi (BA), në proces të akreditimit;
  3. Programi Shëndet Publik (BA), në proces të akreditimit;
  4. Programi Menaxhim Shëndetësor (MA), në proces të akreditimit.

III. FAKULTETIT I FILOLOGJISࣿË

  1. Programi Gjuhë shqipe dhe Letërsi (BA), në proces të ri akreditimit;
  2. Programi Gjuhë Angleze – Përkthim dhe interpretim, në proces të akreditimit.

IV. FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

  1. Programi Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale (BA), në proces të akreditimit.

Për kohën e hapjes së konkursit, procedurat e aplikimit e deri në përmbylljen e gjithë procesit të pranimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2021/2022, kandidatët do të njoftohen me kohë përmes faqes zyrtare të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, si dhe përmes mediave të tjera.

I ftojmë të interesuarit të përgatiten për provimin pranues!

Për çfarëdo informate, paqartësie apo dileme lidhur me procesin e hapjes së konkursit për studentët e rinj, ju lutem na kontaktoni:

Tel: 038 200 20 831

E-mail: [email protected];

Ueb faqja zyrtare: www.uni-gjk.org

Facebook: https://www.facebook.com/universitetigjakoves

tp-bottom