Profesorët e Departamentit të Gjuhës Angleze certifikohen si “Ekspertë të Pedagogjisë Digjitale dhe Mësimdhënies së Përzier”

Profesorët e Departamentit të Gjuhës Angleze certifikohen si “Ekspertë të Pedagogjisë Digjitale dhe Mësimdhënies së Përzier”

Profesorët Prof.Ass.Dr. Nazli Tyfekci dhe Prof.Asoc.Dr. Elsa Vula janë certifikuar  ndërkombëtarisht si “Expertë të Pedagogjisë Digjitale dhe Mësimdhënies së Përzier”, pas përfundimit me sukses të trajnimit pedagogjik një vjeҫar në kuadër të projektit BEWBU – Blended Education in Western Balkans Universities, bashkë-financuar nga Erasmus + (Capacity Building in Higher Education – CBHE).

Ky certifikim dëshmon zotërimin e kompetencave të avancuara në projektimin e mësimdhënies së përzier, integrimin e teknologjive digjitale në procesin mësimor dhe aplikimin e metodave inovative të mësimdhënies të orientuara drejt studentit.

Ceritifikimi (badge) është vlerësuar dhe lëshuar nga Tampere University of Applied Sciences, School of Professional Teacher Education (Finlandë), duke përfaqësuar një standard të lartë ndërkombëtar në fushën e pedagogjisë digjitale dhe zhvillimit profesional akademik.

Ky arritje përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të stafit akademik dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në epokën e arsimit të përzier dhe digjital.

Fotot e lajmit

tp-bottom