Rreth nesh

Misioni i Fakultetit të Filologjisë -  Misioni i Fakultetit të Filologjisë është arsimimi dhe aftësimi i mësimdhënësve në fushën e arsimit dhe edukimit shkollor si dhe përgatitja e stafit të specializuar për udhëheqje në arsim, mësimdhënie dhe zhvillim kurrikulash.

Të diplomuarit në Fakultetin e Filologjisë fitojnë njohuri dhe kompetenca nga lëndët e përgjithshme, akademike dhe didaktike – metodologjike. Këto kompetenca përfshijnë: njohuri për lëndën e tyre përkatëse (njohuri akademike), reflektimin dhe aftësimin profesional të nevojshëm për zgjidhjen e problemeve.

Fakulteti i Filologjisë mbështetët në këto objektiva: 

  • Të përgatisim kuadro të afta profesionale sipas tregut të punës dhe në shërbim për komunitetin e gjerë
  • Të ndërtojë raporte bashkëpunimi me organet përgjegjëse të arsimit parauniversitar
  • Të zhvillojë programe të reja të studimeve në përputhje me kërkesat e tregut
  • Të krijojë kapacitete profesionale të afta për tregun e punës
  • Të organizojë studime të përbashkëta me fakultetet e profileve të njëjta në rajon dhe më gjerë
  • Implementimi i marrëveshjeve dhe mobilieti  me institucione të tjera të arsimit të lartë vendore, regjionale dhe ndërkombëtare;
  • Rritja e pjesëmarrjes në projekte të ndryshme lokale e ndërkombëtare akademike dhe infrastrukturore;
  • Mbështetja e punës kërkimore, hulumtuese, shkencore;
  • Internacionalizimi i programeve;
  • Sigurimi i nivelit të lartë të cilësisë;
  • Qasja në literaturë bashkëkohore përmes platformave akademike.
  • Studenti të ndjejë përgjegjësinë për bashkëpunim, përzgjedhje, angazhim, organizim dhe nga këto marrëdhënie të krijojë njohuri/dije dhe të formohet si personalitet

tp-bottom