Komisioni për sigurim të cilësisë

Komisioni për Sigurim të Cilësisë i njësisë akademike, ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe mekanizmave të sigurimit të cilësisë në nivel të njësisë akademike me qëllim të përmirësimit dhe arritjes së nivelit më të lartë në aktivitete edukative, shkencore, profesionale dhe administrative të njësisë akademike.

Komisioni për Sigurim të cilësisë i njësive akademike është përgjegjës për:

  • realizimin e aktiviteteve të sigurimit të cilësisë dhe vlerësimit brenda njësisë.
  • mbikëqyrja e vazhdueshme dhe rishikimi periodik i programeve të studimit
  • mbarëvajtja e procesit të akreditimit të programeve
  • verifikimi i raporteve të vetëvlerësimit të programeve ekzistuese dhe programeve të reja.
  • Analizon kalueshmërinë nëpër kurse dhe propozon marrjen e masave;
  • Monitoron shkallën e kënaqshmërisë së studentëve me programet studimore;
  • Monitoron, mbledh dhe raporton për të dhënat, mbi shkallën e braktisjes së  universitetit,
  • Monitoron dhe analizon infrastrukturën mësimore dhe shërbimet mbështetëse;

Aktivitetet e zhvilluara të Komisionit për Sigurim të Cilësisë realizohen për të identifikuar elementet që kërkojnë ndërhyrje për të përmirësuar gjendjen ekzistuese në njësinë akademike dhe për të siguruar avancimin e vazhdueshëm të cilësisë.

Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel fakulteti përbëhet nga:

  • Koordinatori për sigurimin e cilësisë në nivel fakultetit e që është edhe anëtarë i Komisionit Qendror i Sigurimit të cilësisë ;
  • Një ligjërues/asistent; dhe
  • Një student me notë mesatare mbi nëntë dhe që e njeh mirë gjuhën angleze.

Përbërja e Komisioni për Sigurim të Cilësisë është:
 

1. Prof. Asoc. Dr. Labinot Berisha

2. Prof. Asoc. Dr. Fridrik Dulaj

3. Dr. Sc. Nazli Tyfekqi

4. PhD. Lorina Pervorfi

5. Arta Malota (studente)

 

Vendimi për themelimin e Komisionit për Sigurim të Cilësisë, Fakulteti i Filologjisë

tp-bottom