Rektori Nimani uron qytetarët për Festën e Kurban Bajramit

Rektori Nimani uron qytetarët për Festën e Kurban Bajramit

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, rektori i UGJFA-së, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani uron besimtarët e fesë myslimane.

Në emër të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe timin personal, gjithë besimtarëve myslimanë, ju uroj Kurban Bajramin, këtë festë të mirëkuptimit, harmonisë në familje dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve. Uroj që Kurban Bajramin ta festoni me familjet tuaja në lumturi dhe shëndet. Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona”, thuhet mes tjerash në urimin e rektorit Nimani.

tp-bottom