UGJFA arrin marrëveshje me “Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim - Ulqin” për bashkë organizim të konferencave shkencore

UGJFA arrin marrëveshje me “Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim - Ulqin” për bashkë organizim të konferencave shkencore

Sot u arrit marrëveshja me “Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim- Ulqin” për bashkorganizim të konferencave shkencore ku fokusi është transferimi i njohurive dhe publikimi i hulumtimeve.

Qëllimi kryesor i konferencave do të ketë në fokus rëndësinë, fuqinë dhe zbatimin praktik të njohurive në shoqërinë bashkëkohore dhe moderne dhe lidhjen e saj me shkencën.

Në emër të UGJFA-së marrëveshjen e nënshkroi Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, kurse nga instituti, themeluesi Prof. Dr. Elez Osmani.

Fotot e lajmit

tp-bottom