Urimi i Rektorit Nimani për Festën e 28 Nëntorit

Urimi i Rektorit Nimani për Festën e 28 Nëntorit

Të nderuar studentë dhe punonjës të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Të nderuar bashkëkombës,

Më lejoni që në emrin tim dhe në emrin e të gjithë punonjësve të Universitetit tonë t’ju uroj 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit. Me këtë rast dëshiroj t’i përkujtoj edhe ngjarjet e mëdha që ndodhën dhe lidhen me këtë datë historike për kombin tonë: paraqitjen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Nga data e 28 Nëntorit të vitit 1912, që shënohet si Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë, është ngjarja më e rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë, pas Kuvendit të Lezhës më 1444 në krye me Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Uroj që kjo festë e madhe t’i bashkojë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, të jetojmë përherë të njësuar, në harmoni me njëri - tjetrin, duke kujtuar me krenari të kaluarën, duke mbrojtur të tashmen dhe duke punuar për të ardhmen.

URIME 28 NËNTORI!

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani

tp-bottom