Thirrjet e hapura nga projekti HERAS Plus

Thirrjet e hapura nga projekti HERAS Plus

Projekti HERAS Plus ka hapur tre thirrje për aplikime. Thirrjet jane të hapura për të gjitha IAL-të publike të Kosovës. Ato kanë për qëllim të kontribuojnë në zhvillimin e arsimit të lartë, kërkimeve shkencore dhe shkencave të aplikuara në Kosovë përmes bashkpunimit me institucionet publike të Austrisë. Më poshtë, ju lutem gjeni një përmbledhje të shkurtër per secilën thirrje.

  • Partneritet Programore

Gjithsej do ndahen 5 partneritete programore. Vlera maksimale e një projekti është 40,000 EUR, afati i fundit për aplikim është 25 Mars 2021.

  • Grantet për Kërkime Shkencore

Gjithsej do jipen 9 grante. Vlera makismale e një granti është 15,000 EUR, afati i fundit për aplikim është 25 Shkurt 2021.

  • Bursat për PhD dhe PostDoc

Totali i bursave që do të shpërndahen është 300 muaj. Afati i fundit për aplikim është 31 Janar 2021.

Procedurën e aplikimit dhe informatat tjera mund t’i gjeni në linkun: https://www.heraskosovo.org/call-for-applications-2/

Projekti HERAS financohet nga Austrian Development Agency (ADA), dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe implementohet nga konsorciumi WUS Austria, ZSI dhe OEAD.

 

tp-bottom