Rektori Nimani vizitoi Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”

Rektori Nimani vizitoi Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr. Artan Nimani i shoqëruar nga Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë Prof. Asoc. Dr. Haxhi Kamberi u takuan me  z. Hilmi Shala, Drejtor në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda” dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në takim u bisedua mbi gjendjen aktuale me të cilën ballafaqohet Spitali Rajonal i Gjakovës “Isa Grezda” dhe mbi situatën e përgjithshme në shëndetësi.

Drejtori Shala e njoftoi rektorin Nimani lidhur me punën, sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të Spitalit Rajonal të Gjakovës  “Isa Grezda”, ku studentët tanë e zhvillojnë praktikën.

Ndërsa, rektori Nimani, përgëzoi drejtorin dhe stafin e tyre mjekësor për punën që po bëjnë në spital dhe për përmirësimin e gjendjes në të, tha se Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Fotot e lajmit

tp-bottom