Njoftim për qasje në email-in zyrtar

Njoftim për qasje në email-in zyrtar

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” njofton stafin akademik dhe studentët se duke u bazuar në situatën e fundit të shfaqjes së korona virusit dhe duke e parë të nevojshme rëndësinë e vazhdimit të mësimit nga distanca ka krijuar qasjet për të gjithë studentë në emailin zyrtar.

Stafi akademik i UGJFA-së i posedon email-at zyrtar ([email protected]) në platformën e Google “G Suite for Education”.

Studentëve i ‘u është krijuar email-i i personalizuar në Google “G Suite for Education”, në mënyrë që të qaseni dhe të vazhdoni mësimin online.

Për tu qasur në email duhet të ndiqni hapat:
1. Email-at e studentëve janë krijuar në formatin [email protected] (shembull: [email protected]), ndërsa fjalëkalimi juaj do të jetë 123456789 (pas qasjes së parë ju mundësohet që ta ndërroni fjalëkalimin).
Shënim: Emaili është i përbërë nga numri i ID (e jo numri i letërnjoftimit) dhe shtesa (domain) @uni-gjk.org
2. Linku për qasje në email është https://mail.google.com/ ose përmes web faqes së universitetit www.uni-gjk.org në butonin Webmail.

Njoftimi i plotë

 

tp-bottom