Prof. Tristan Hicks nga SHBA zhvillon punëtori për stafin akademik të programit Gjuhë Angleze - Përkthim dhe Interpretim
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë kishte kënaqësinë e veçantë të mirëpriste prof. Tristan Hicks nga SHBA, i cili zhvilloi punëtorinë e tij të parë për stafin akademik në Fakultetin e Filologjisë. Punëtoria u përqendrua në temën e edukimit mbi “Njohuritë Mediale."
Edukimi mbi Njohuritë Mediale është bërë një domosdoshmëri në epokën e sotme dixhitale dhe prof. Hicks me ekspertizën e tij ofroi njohuri të vlefshme për të zhvilluar më tej programin Gjuhë Angleze - Përkthim dhe Interpretim. Punëtoria kishte për qëllim fuqizimin e stafit të Gjuhës Angleze për të fituar njohuri të mëtejme në fushën gjithnjë në rritje të njohurive mediale.
Stafi akademik mori pjesë aktive në diskutime dhe aktivitete të dizajnuara për të promovuar të menduarit kritik dhe aftësitë analitike. Prof. Hicks, duke u mbështetur në përvojën e tij, ndau strategji praktike për të ndihmuar mësimdhënësit që të përfshijnë konceptet e interpretimit medial në metodologjitë e tyre të mësimdhënies.
Punëtoria, e cila do të vazhdojë për disa javë radhazi, do të shërbejë si një platformë për zhvillim profesional të stafit tonë akademik.