Rektori Nimani pret në takim ish-rektorin e UP-së, Prof. Dr. Marjan Dema

Rektori Nimani pret në takim ish-rektorin e UP-së, Prof. Dr. Marjan Dema

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani zhvilloi takim me Prof. Dr. Marjan Demën, ish-rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, tani profesor i matematikës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike të UP-së.

Përgjatë takimit, Rektori Nimani e informoi profesorin Dema për arritjet dhe ecurinë e zhvillimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, si dhe e falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm me UP-në. Në takim diskutuan edhe për sfidat me të cilat përballet arsimi në Kosovë, si dhe shkëmbyen përvojat e menaxhimit me universitetet.

Profesori Dema shprehu mirënjohje dhe falënderim për pritjen dhe bashkëpunimin me rektorin Nimani, duke theksuar se UFAGj po shkon drejt zhvillimit të hovshëm si institucion i arsimit të lartë në Kosovë.

 

Article Gallery

tp-bottom