Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë dhe Organizata Perspektiva nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë dhe Organizata Perspektiva nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Gjakovë, 20.02.2025

Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë dhe organizata Perspektiva kanë formalizuar bashkëpunimin e tyre përmes një Memorandumi të Bashkëpunimit, i cili u nënshkrua dje në objektin e Rektoratit të UFAGj. Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Rektori i Universitetit, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, Prorektorja për bashkëpunime ndërkombëtare dhe projekte Prof. Nalzi Tyfkçi si dhe udhëheqësja e organizatës Perspektiva Znj. Elmira Pajaziti.

Ky Memorandum synon të forcojë bashkëpunimin mes palëve në fushën e edukimit, mbështetjes psiko-sociale dhe angazhimit të rinisë në projekte të ndryshme zhvillimore. Në kuadër të tij, UFAGJ dhe Perspektiva do të organizojnë aktivitete edukative dhe trajnime shtesë për studentët, do të ofrojnë mbështetje psiko-sociale për të rinjtë, si dhe do të promovojnë të drejtat e komunitetit dhe barazinë gjinore.

Rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për studentët dhe komunitetin akademik: "Ky Memorandum do të hapë mundësi të reja për studentët tanë, duke i pajisur ata me aftësi profesionale shtesë përmes aktiviteteve të përbashkëta me OJQ Perspektiva.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e OJQ-së Perspektiva, znj. Elmira Pajaziti, potencoi se ky bashkëpunim do të ndihmojë në fuqizimin e të rinjve dhe në përfshirjen e tyre aktive në zhvillimin e shoqërisë.

Memorandumi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit dhe do të jetë i vlefshëm për një periudhë të pacaktuar, duke siguruar një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë mes dy institucioneve.

 

Article Gallery

tp-bottom