Një takim me përvojën: Prof. Dr. But Dedaj ligjëron për sfidat dhe zhvillimet në arsimin e lartë
Më 01.12.2025, në kuadër të Klubit Letrar “Gjurmët e Penës” në Fakultetin e Filologjisë u mbajt ligjërata nga Prof. Dr. But Dedaj, një emër shumë i rëndësishëm në fushën e arsimit të lartë dhe si pjesë e stafit akademik në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës që nga viti 1992.
Gjatë ligjëratës, studentët patën mundësinë të marrin njohuri të vlefshme rreth zhvillimeve në arsimin e lartë, menaxhimit të projekteve ndërkombëtare dhe proceseve që kanë ndikuar në politikat arsimore në Kosovë. Profesori ndau përvoja konkrete dhe këshilla që i ndihmojnë studentët të kuptojnë më mirë realitetin akademik dhe sfidat e kësaj fushe.