Dhurohet fond librash për Bibliotekën e Fakultetit të Filologjisë në UFAGJ

Dhurohet fond librash për Bibliotekën e Fakultetit të Filologjisë në UFAGJ

Më 12 mars 2026, znj. Mirlinda Gjocaj Kadrija, në emër të familjes së të ndjerit Prof. Dr. Zenun Gjocaj, dhuroi një fond librash për Bibliotekën e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ).

Ky fond librash do të shërbejë për pasurimin e bibliotekës së fakultetit dhe do të jetë në dispozicion të studentëve dhe stafit pedagogjik, duke kontribuar në mbështetjen e procesit mësimor dhe kërkimor.

tp-bottom