Dokumentari për Arbëreshët e Italisë shfaqet në Fakultetin e Filologjisë në Gjakovë
Sot, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë, u shfaq dokumentari kushtuar Horës së Arbëreshëve të Italisë. Dokumentari u realizua nga Vesa Guhelli dhe Vita Guhelli dhe pati një rëndësi të veçantë për studentët e nivelit Master të Gjuhës Shqipe.
Shfaqja e këtij dokumentari u realizua në kuadër të lëndës “Shqipja dhe Shqiptarët e Diasporës”, ku studentët mësojnë për historinë, gjuhën, kulturën dhe traditat e arbëreshëve të Italisë. Përmes këtij aktiviteti, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi ruajtjen e identitetit shqiptar ndër shekuj jashtë trojeve shqiptare.
Ky organizim u bë nga prof. ass. dr. Yllka Imeri