“Arbëreshët dhe arbërishtja” temë ligjërate në Fakultetin e Filologjisë
Sot, në Universiteti “Fehmi Agani”, në Fakultetin e Filologjisë, u mbajt një ligjëratë akademike nga prof. dr. Imri Badallaj me temën “Arbëreshët dhe arbërishtja”.
Ligjërata u zhvillua para studentëve të programit Master të Gjuhës Shqipe, të cilët patën mundësinë të dëgjojnë nga afër për historinë, kulturën dhe rëndësinë e ruajtjes së gjuhës arbëreshe ndër shekuj. Gjatë prezantimit u trajtuan çështje të identitetit gjuhësor dhe kulturor të arbëreshëve, si dhe lidhja e tyre me gjuhën dhe traditën shqiptare.
Studentët shfaqën interesim të madh për temën, ndërsa diskutimi u karakterizua nga bashkëbisedime frytdhënëse dhe pyetje lidhur me trashëgiminë gjuhësore arbëreshe.
Ligjërata u organizua prof.ass.dr.Yllka Imeri