10 Vjet udhëtim letrar
Sot, më 19 maj, u manifestua 10-vjetori i themelimit të Klubit Letrar “Gjurmët e Penës”. Një dekadë përgjegjësi, përkushtim dhe sakrificë.
Aktiviteti u hap me fjalën e kryetares së Klubit Letrar “Gjurmët e Penës”, Arjeta Nikçi, e cila theksoi rëndësinë e klubit në universitet dhe aktivitetet e organizuara përgjatë mandatit të saj.
I pranishëm ishte edhe drejtori i Bibliotekës “Ibrahim Rugova”, z. Engjëll Berisha, i cili ndau me ne fillesat e Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”. Fjalët e tij ishin frymëzim për secilin nga ne.
Më pas vijoi fjalimi i dekanit të Fakultetit të Filologjisë, Labinot Berisha, si dhe fjala e themeluesit të klubit, Leomir Smajli.
U interpretuan edhe krijimet e anëtarëve tanë dhe aktiviteti u përmbyll me shpërndarjen e mirënjohjeve nga kryetarja, Arjeta Nikçi.