Njoftim mbi paraqitjen e provimeve në afatin e Qershorit 2020
Njoftojmë studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” se periudha për paraqitjen e provimeve në SMU për afatin e Qershorit 2020 do jetë i hapur nga data 15 Qershor - 21 Qershor 2020. Ndërsa, provimet mbahen nga 22 Qershor - 20 Korrik 2020 sipas orarit të përpiluar nëpër fakultetet përkatëse.
Jashtë kësaj periudhe, studentëve nuk ju lejohet paraqitja e provimeve, pasi që sistemi mbyllet automatikisht.
Gjithashtu ju njoftojmë se para paraqitjes së provimeve studentët duhet të plotësojnë pyetsorët e vlerësimit të cilësisë për lëndët e regjistruara për semestrin veror.
Gjatë mbajtjes së provimeve është i obligueshëm përdorimi i masave mbrojtëse (maska dhe dorëza).