Takim i anëtarëve për krijimin e Politikave për Shkencat e Aplikuara

Takim i anëtarëve për krijimin e Politikave për Shkencat e Aplikuara

Prorektorja e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” Vjollca Dibra, mori pjesë në takimin e Grupit Punues mbi hartimin e Politikave për Shkencat e Aplikuara, i cili u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës si dhe HERAS Plus.

Në takim mori pjesë edhe ministri Ramë Likaj me c’rast ndau përvojat e tij në lidhje me zhvillimin e politikave të shkencave aplikative në Kosovë, dhe inkurajoi anëtarët e Grupit Punues (prorektorët e Universiteteve Publike) që të vazhdojnë me punën e tyre dhe të përdorin mbështetjen e HERAS Plus, bazuar në përvojën austriake. Eksperti ndërkombëtar i këtij projektit, Z. Almir Kovacevic iu drejtua pjesëmarrësve në mënyrë virtuale dhe ofroi një përmbledhje të praktikave më të mira të shkencave të aplikuara në Austri, duke përfshirë një udhëzues të procesit të hartimit të politikave.

Drejtuesi i projektit të HERAS Plus, Z. Aqim Emurli, tha se ata do të ofrojnë mbështetje të përgjithshme drejt hartimit të kornizës rregullative në fushën e shkencave të aplikuara. 

Si hap tjetër, projekti HERAS Plus së bashku me anëtarët ranë dakord që do të zhvillojnë disa opsione që do t'i paraqiten MASH për shqyrtim dhe miratim.

tp-bottom