Përfundon punimet me sukses Konferenca e dytë shkencore ndërkombëtare “ÇËSHTJE TË GJUHËS, LETËRSISË DHE PËRKTHIMIT LETRAR”

Përfundon punimet me sukses Konferenca e dytë shkencore ndërkombëtare “ÇËSHTJE TË GJUHËS, LETËRSISË DHE PËRKTHIMIT LETRAR”

Më 9 qershor 2023 në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin "Fehmi Agani" Gjakovë u mbajt Konferenca e dytë shkencore ndërkombëtare “ÇËSHTJE TË GJUHËS, LETËRSISË DHE PËRKTHIMIT LETRAR”

Në konferencë u shtjelluan tri çështje kryesore në fusha të ndryshme të studimit:

  1. Gjuhësi: Gjuha shqipe - sfidat dhe e ardhmja e saj
  2. Letërsi: Kujtesa individuale në letërsinë shqipe
  3. Përkthim letrar: Përkthimi, interpretimi dhe përdorimi i gjuhës

Konferenca u organizua nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit "Fehmi Agani" Gjakovë në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Tiranës, Universitetin e Shkodrës, Universitetin e Tetovës, Universitetin e Prizrenit dhe Akademinë e Studimeve Albanologjike. Në konferencë kishte pjesëmarrës nga Italia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria. Me kumtesat e tyre u paraqitën mbi pesëdhjetë referues nga fusha e gjuhës, e letërsisë dhe e përkthimit letrar, me pikëpamje dhe qasje të reja të fushave përkatëse.

Konferenca e përvitshme “ÇËSHTJE TË GJUHËS, LETËRSISË DHE PËRKTHIMIT LETRAR”  tashmë ka krijuar një bazë të fortë organizimi dhe bashkëpunimi me universitetet e tjera, duke mbledhur profesorë dhe studiues të gjuhës, letërsisë dhe përkthimit letrar. Konferenca shënon ngjarje të rëndësishme shkencore dhe kulturore në nivel vendi dhe regjioni.

Në konferencë referuan (ishin të pranishëm) mbi 90 % të pjesëmarrësve të paraqitur për këtë takim shkencor ndërkombëtarë. Organizimi dhe mbarëvajtja e konferencës si në aspektin shkencor po edhe në aspektin teknik ishte në nivel të duhur. Duke u mbështetur në numrin e pjesëmarrësve, referimin e tyre dhe konkluzionet qe dolën në përfundim të konferencës dhe në deklaratat e pjesëmarrësve na shtyjnë të besojmë për një sukses të arritur të konferencës.

Të gjitha punët e parashikuara teknike u kryen me kohë: uji, kafet në kohë pauze, dreka, sigurimi i materialeve të tjera përcjellëse për konferencë (sipas kërkesës së mëhershme) dhe shtypja e Librit të abstrakteve.

Me këtë rast, u jemi mirënjohës të gjithë atyre në çfarëdo forme kontribuan që kjo konferencë të kryhet me sukses.

Fotot e lajmit

tp-bottom