Vazhdon suksesi i studentëve tanë nga drejtimi i Gjuhës Angleze si përfitues bursash në kuadër të Programit Erasmus Plus për Mobilitet në Universitete perëndimore

Vazhdon suksesi i studentëve tanë nga drejtimi i Gjuhës Angleze si përfitues bursash në kuadër të Programit Erasmus Plus për Mobilitet në Universitete perëndimore

Studentët tanë të dalluar Valza Zekaj dhe Albert Prenqi nga programi Gjuhë Angleze - Përkthim dhe Interpretim në Universitetin tonë, kanë shkëlqyer duke u përzgjedhur si bursistë në kuadër të Programit Erasmus Plus për Mobilitet në Universitete perëndimore. Dy studentët tanë janë përzgjedhur për të shfrytëzuar mundësinë e studimeve për një semestër në Universitetin WSB në Poloni.

Studentët e programit të Gjuhës Angleze nga Universiteti ynë, tash e disa vite shfrytëzojnë mundësinë për zhvillimin e aftësive akademike dhe kulturore të tyre në universitete perëndimore. Nëpërmjet kësaj mundësie të rëndësishme, dy studentët më të fundit të përzgjedhur, do të ndërtojnë lidhje të reja shkencore dhe miqësore, duke pasur mundësinë të përfitojnë nga një mjedis shkencor dhe kulturor i pasur në Poloni. Studentët e përzgjedhur janë shprehur të lumtur dhe të motivuar për këtë mundësi unike për të zgjeruar horizontet e tyre akademike, si dhe për të eksploruar një kulturë të re.

Universiteti ynë është krenar që ka studentë të tillë të talentuar dhe të përkushtuar që përfaqësojnë Universitetin tonë në skenën ndërkombëtare. Kjo është një dëshmi e arritjeve të tyre akademike dhe një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje të ndritur profesionale.

Fotot e lajmit

tp-bottom