
Mbahet Ora Letrare nga Klubi "Gjurmët e Penës" për të shënuar Ditën Botërore të Poezisë
Sot, më 24.03.2025 u mbajt Ora Letrare nga Klubi Letrar “Gjurmët e Penës”. Këtë vit për të shënuar Ditën Botërore të Poezisë patëm privilegjin të kemi të ftuar shkrimtarin e shquar, Ibrahim Kadriu. Një shkrimtar dhe poet i shquar i letërsisë shqipe që me veprat e tij ka lënë gjurmë të thella në pasurimin e artit dhe të kulturës tonë. Përmes poezisë ka arritur të përçojë mesazhe të fuqishme, duke hapur horizonte të reja dhe duke thelluar kuptimin e thjeshtësisë dhe kompleksitetit të jetës.
Të pranishëm ishin Dekani i Fakultetit të Filologjisë Prof. Asoc. Dr. Labinot Berisha nga ku mbajti edhe një fjalë rasti, si dhe profesorë e studentë të Universitetit “Fehmi Agani”. Ora Letrare u hap me prezantime, me interpretime të krijimtarisë së shkrimtarit nga studentët tanë.
Klubi Letrar “Gjurmët e Penës” e nderoi shkrimtarin Kadriu me mirënjohje për kontributin e dhënë në letërsinë shqipe si dhe një fletë falenderimi për kompletin e librave të dhuruar Bibliotekës së Universitetit.