
Takim rreth rekomandimeve të ekspertëve për programet e akredituara dhe riakredituara
Më datë 31 korrik 2025, menaxhmenti i Fakultetit të Filologjisë mbajti takim me përgjegjësit kryesorë për cilësi dhe zhvillim akademik në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Në takim u diskutua rreth Planeve të Implemementimit të programeve të akredituara dhe riakredituara në vitin akademik 2024/25. Më konkretisht, u diskutua rreth programit Gjuhë Shqipe (MA), rekomandimeve të ekspertëve të dala gjatë vlerësimi të programit dhe hapave të mëtejmë për implementimin e këtyre rekomandimeve (bazuar në Planin e Implementimit).
Në takim morën pjesë:
Prof. ass. dr. Kaltrina Kusari, Prorektore për Zhvillim Akademik, Ngritje të Cilësisë, për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore;
Abedin Sadrija, udhëheqës i Zyrës për Çështje Akademike;
Prof. asoc. dr. Labinot Berisha, dekan i Fakultetit të Filologjisë;
Prof. ass. dr. Senad Neziri, prodekan i Fakultetit të Filologjisë;
Prof. ass. dr. Petrit Duraj, koordinator i cilësisë në Fakultetin e Filologjisë;