Ora letrare në nderim të 18 - vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Ora letrare në nderim të 18 - vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Sot, në hapësirat e Fakultetit të Filologjisë, në kuadër të veprimtarisë së Klubit Letrar “Gjurmët e Penës”, u mbajt një orë letrare me rastin e 18-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, një nga ngjarjet më madhore dhe më domethënëse në historinë e vendit tonë.

Kjo veprimtari u realizua falë angazhimit të vazhdueshëm dhe përkushtimit të anëtarëve të klubit dhe u nderua me fjalën përshëndetëse të Dekanit të Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Labinot Berisha, drejtorit të shkollës fillore “Dëshmorët e Baballoqit”, z. Agron Selmanaj, kryetarit të Këshillit të Studentëve, Albion Rexhaj, si dhe kryetares së Klubit Letrar “Gjurmët e Penës”, Arjeta Nikçi.

Programi vijoi me leximin e Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, interpretimin e poezive me motive atdhetare dhe paraqitjen artistike me valle nga nxënësit e shkollës fillore “Dëshmorët e Baballoqit”, të cilët i falënderojmë përzemërsisht për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti.

Kjo orë letrare dëshmoi edhe një herë rolin e rëndësishëm të veprimtarive kulturore dhe letrare në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare, si dhe në përkujtimin e ngjarjeve që kanë përcaktuar rrugëtimin historik të Republikës së Kosovës.

Fotot e lajmit

tp-bottom