Mbajtja për herë të parë e Konkursit Letrar nga Klubi Letrar “Gjurmët e Penës”

Mbajtja për herë të parë e Konkursit Letrar nga Klubi Letrar “Gjurmët e Penës”

Më 24.03.2026 u mbajt një orë letrare me qëllim përzgjedhjen e fituesve të Konkursit Letrar, në nder të Ditës Botërore të Poezisë. Në këtë aktivitet morën pjesë stafi akademik, studentë dhe dashamirë të letërsisë.

Veprimtaria u hap me fjalën përshëndetëse të kryetares së Klubit Letrar, Arjeta Nikçi, e cila theksoi rëndësinë dhe vlerën e fjalës së shkruar në krijimtarinë letrare. Në vijim, u lexuan krijimet e të gjithë pjesëmarrësve, ndërkohë që juria zhvilloi procesin e vlerësimit për përzgjedhjen e teksteve më të realizuara në aspektin artistik.

Juria përbëhej nga Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Labinot Berisha, Ma. Leonitë Parallangaj PhD. C dhe studentja Arjeta Gjugja.

Çmimi për poezinë më të mirë iu dha krijimit “Ajo që s’thuhet”, ndërsa çmimi për prozën më të mirë iu dha krijimit “Boshllëku që mori formën e tij”. Fitueset u nderuan me mirënjohje dhe me botime letrare në poezi dhe prozë, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me mirënjohje, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për kontributin e tyre.

Fotot e lajmit

tp-bottom