Zhvillohet Takimi i Tretë Online i Projektit Erasmus+ BEWBU
Në datën 23 mars 2026, u zhvillua me sukses takimi i tretë online në kuadër të projektit Erasmus+ “Arsimi i Kombinuar në Universitetet e Ballkanit Perëndimor / Blended Education in Western Balkans Universities” (BEWBU), me Universitetin “Fehmi Agani” në rolin e partnerit pjesëmarrës.
Takimi mblodhi përfaqësues nga universitetet partnere të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, duke reflektuar bashkëpunimin e gjerë ndërkombëtar në fushën e transformimit digjital të arsimit të lartë. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Universiteti “Fehmi Agani”, përkatësisht Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekci dhe Prof. Asoc. Dr. Elsa Vula.
Pikat kryesore të takimit përfshinë:
• Hapjen e takimit dhe analizën e aktiviteteve të realizuara, si dhe planifikimin e hapave të ardhshëm nga koordinatorja e projektit Prof. As. Dr. Elda Tartari.
• Raportimet e liderëve të paketave të punës mbi progresin dhe sfidat e secilës paketë pune.
• Forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
• Shkëmbimin e praktikave më të mira në arsimin e kombinuar.
• Garantimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së rezultateve të projektit.
Projekti BEWBU vijon të kontribuojë në modernizimin e arsimit të lartë dhe integrimin e metodologjive inovative të mësimdhënies në rajon.
Partnerë nga Ballkani Perëndimor:
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Shqipëri (Lider);
Universiteti “Fan Noli”, Shqipëri;
Universiteti i Mostarit, Bosnje dhe Hercegovinë;
Universiteti i Banja Lukës, Bosnje dhe Hercegovinë;
Universiteti i Malit të Zi, Mali i Zi;
Universiteti “Donja Gorica”, Mali i Zi;
Universiteti i Prishtinës, Kosovë;
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, Kosovë.
Partnerë nga Bashkimi Evropian:
Universiteti i Shkencave të Aplikuara Tampere, Finlandë;
Universiteti i Leon, Spanjë;
University West, Suedi.
Partnerë të asociuar:
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Kosovë;
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit e Malit të Zi, Mali i Zi;
Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit Hercegovinë-Kanton Neretva, Bosnje dhe Hercegovinë.