Fakulteti i Filologjisë prezantohet para maturantëve të shkollave të mesme

Fakulteti i Filologjisë prezantohet para maturantëve të shkollave të mesme

Fakulteti i Filologjisë organizoi një takim prezantues me maturantët e shkollave të mesme, me qëllim informimin e tyre rreth programeve studimore dhe mundësive që ofron ky fakultet për zhvillim akademik dhe profesional.

Gjatë prezantimit, profesorët dhe stafi akademik prezantuan programet e studimit, aktivitetet shkencore dhe kulturore, si dhe mundësitë për përfshirje në projekte dhe bashkëpunime ndërkombëtare. Maturantët patën rastin të njihen më afër me drejtimet e ndryshme të studimit dhe të parashtrojnë pyetje lidhur me procesin e studimeve dhe perspektivën profesionale.

Takimi u karakterizua nga interesim i madh i nxënësve, të cilët shprehën kurreshtje dhe entuziazëm për programet e ofruara nga Fakulteti i Filologjisë. Organizatorët vlerësuan se aktivitete të tilla ndihmojnë në orientimin akademik të të rinjve dhe në forcimin e lidhjes ndërmjet universitetit dhe shkollave të mesme.

Fotot e lajmit

tp-bottom