Në Fakultetin e Filologjisë po mbahen ligjërata ekstra-kurrikulare nga ligjëruesi Shaun Hicks

Në Fakultetin e Filologjisë po mbahen ligjërata ekstra-kurrikulare nga ligjëruesi Shaun Hicks

Departamenti  Përkthim dhe Interpretim – Gjuhë Angleze në kuadër të Fakultetit të Filologjisë së Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës, nga sot, 3.11.2022 e deri në fund të këtij semestri, është nikoqir i ligjëruesit Shaun Hicks.

Ligjëruesi u prit nga profesoresha e gjuhës angleze, Prof. Ass. Dr. Elsa Vula, e cila i uroi mirëseardhje dhe  e njoftoi me studentët e departamentit.

Shaun Hicks, pritet që gjatë kësaj periudhe të mbajë ligjërata ekstra-kurrikulare nëpërmjet të cilave synohet avancimi i mëtejmë i aftësive komunikuese në gjuhën angleze  të studentëve të departamentit  Përkthim dhe Interpretim .

Ligjëruesi  nga Coloradoja, vjen në Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës nëpërmjet programit Fulbright, mundësuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Article Gallery

tp-bottom