Mbahet Konferenca e Shtatë Shkencore Ndërkombëtare “Gjuha, letërsia dhe kultura – arritje dhe perspektiva”

Mbahet Konferenca e Shtatë Shkencore Ndërkombëtare “Gjuha, letërsia dhe kultura – arritje dhe perspektiva”

Në Universitetin e Tetovës “Fadil Sulejmani” në Maqedoninë e Veriut, në Fakultetin Filologjik, u mbajtë Konferenca e Shtatë Shkencore Ndërkombëtare “Gjuha, letërsia dhe kultura – arritje dhe perspektiva”

Fakulteti i Filologjisë në Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë është bashkëorganizator dhe përfaqësohet në Këshillin e Konferencës me profesorët: Kamber Kamberi (dekan), Labinot Berisha (prodekan) dhe Mimoza Hasani-Pllana (drejtoreshë e konferencës së FF në UFAGj).

Kamber Kamberi dhe Labinot Berisha, prezantuan kumtesën me titull Veçori të poezisë së Hamit Aliajt, Mimoza Hasani-Pllana, prezantoi kumtesën me titull Përkthimi i poezisë shqipe, ndërsa Saranda Buzhala në këtë program pati kumtesën me titull Përtej glorifikimeve dhe hyjnizimeve (Migjeni).

Article Gallery

tp-bottom