Prof. dr. Rrahman Paçarizi mbajti ligjëratë në Fakultetin e Filologjisë për studenët e nivelit Master

Prof. dr. Rrahman Paçarizi mbajti ligjëratë në Fakultetin e Filologjisë për studenët e nivelit Master

Sot në Fakultetin e Filologjisë, për studentët e nivelit Master të programit Gjuhë Shqipe, në kuadër të lëndës Filologë të zgjedhur, qe i ftuar si profesor vizitor në Universitetin “Fehmi Agani" në Gjakovë, prof. dr. Rrahman Paçarizi, një ndër gjuhëtarët më të njohur shqiptarë të dhqipes. 

Po ashtu,  u bë edhe një recension rreth librit të tij "Hyrje në psikolingusitikë", ku u diskutua për kontributin e çmuar që ai ka dhënë në fushën e gjuhësisë, me theks të veçantë në psikolinguistikë. 

Prof. Paçarizi njihet për qasjen e tij të thellë dhe përkushtimin në zhvillimin e studimeve mbi ndërveprimin e gjuhës dhe psikikës njerëzore, duke sjellë një perspektivë të re dhe të domosdoshme për studimet bashkëkohore të shqipes.

Article Gallery

tp-bottom