Në Fakultetin e Filologjisë mbahet ligjeratë nga studiuesi i Letërsisë Shqipe Prof. Dr. Anton Berisha

Në Fakultetin e Filologjisë mbahet ligjeratë nga studiuesi i Letërsisë Shqipe Prof. Dr. Anton Berisha

 Sot, më 21 maj 2025 në kuadër të Klubit Letrar “Gjurmët e Penës” dhe në bashkëpunim me Fakultetin e Filologjisë u mbajt një ligjëratë me studiuesin e mirëfilltë të letërsisë shqipe Prof. Dr. Anton Nikë Berisha me temën “Veçanti dhe vlera të letërsisë së arbëreshëve të Italisë”. Kjo paraqet një ngjarje të rëndësishme akademike e kulturore që pasuron jetën tonë universitare.

  Përmes kësaj ligjërate studentët tanë u njohën më afër me kulturën, vlerat dhe zakonet e arbëreshëve të Italisë, një pjesë të qenësishme të identitetit tonë kombëtar. 

  Në këtë organizim nuk munguan as punimet e studentëve tanë që bëjnë një punë të palodhur dhe me përkushtim. Të pranishëm ishin: dekani i Fakultetit të Filologjisë Prof. Asoc. Dr. Labinot Berisha, prodekani i Fakultetit të Filologjisë Prof. Ass. Dr. Senad Neziri, si dhe profesorë e studentë nga i gjithë universiteti. 

  Kryetarja e Klubit Letrar, Arjeta Nikçi në bashkëpunim me Fakultetin e Filologjisë ia ndau një mirënjohje Prof. Dr. Anton Nikë Berishës si pishtar i dijes dhe mjeshtër i fjalës në shërbim të identitetit dhe trashëgimisë sonë kombëtare. Ndërsa dekanit të Fakultetit të Filologjisë Prof. Asoc. Dr. Labinot Berishes iu nda një dhuratë simbolike si shenjë falënderimi për mbështetjen e vazhdueshme.

Prof. Dr. Anton Nikë Berisha pasuroi bibliotekën e fakultetit tonë me kompletin “Studime letrare të zgjedhura”.

 

 

 

 

Article Gallery

tp-bottom