Aktivitet praktik në bibliotekë për studentët e vitit të parë të Programit Albanologjik në UFAGJ

Aktivitet praktik në bibliotekë për studentët e vitit të parë të Programit Albanologjik në UFAGJ

Sot, më 31.03.2026, në kuadër të lëndës "Hyrje në studime albanistike", me studentët e vitit të parë të Programit - Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, u realizua një aktivitet praktik në fushën e studimit dhe të shfrytëzimit të literaturës ekzistuese albanologjike në ambientet e bibliotekës së UFAGJ-së. Studentët e vitit të parë patën rastin që të informohen për të gjitha mundësitë e shfrytëzimit të literaturës në përgjithësi, si dhe të librave në fushën e albanologjisë në veçanti. Ky aktivitet shtesë realizohet në vazhdën e zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga ekspertët gjatë procesit të akreditimit. Gjithashtu, në lëndën "Hyrje në studimet albanistike" janë përfshirë edhe disa njësi mësimore nga fusha e bibliotekarisë, me qëllim të përmbushjes së rekomandimeve të dhëna.  

Article Gallery

tp-bottom