Takim pune për procesin e akreditimit të programeve të reja
Sot, më 08.07.2026, u zhvillua takimi përmbyllës i punës në formë fizike dhe hibrite nga menaxhmenti i Fakultetit të Filologjisë, së bashku me komisionet përkatëse dhe bartësit e programeve për aplikim për akreditim.
Gjatë këtij takimi u diskutua për kriteret dhe plotësimin e dokumentacioneve të nevojshme për aplikim në Agjencinë e Kosovës për Akreditim për programet: 1) Gjuhë Shqipe, Ma; 2) Letërsi Shqipe, Ma; dhe 3) Redakturë gjuhësore dhe letrare, Ma.
Ky takim ishte vazhdimësi e takimeve paraprake, me qëllim të përmbylljes së procesit të aplikimit të këtyre programe të reja në kuadër të Fakultetit të Filologjisë.