Fakulteti i Filologjisë zhvillon takim bashkëpunimi me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

Fakulteti i Filologjisë zhvillon takim bashkëpunimi me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

Përfaqësues të Fakultetit të Filologjisë zhvilluan një takim pune me përfaqësues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me synim zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe identifikimin e mundësive të reja për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën akademike, kulturore dhe shkencore.

Gjatë takimit u diskutuan forma konkrete të bashkëpunimit që do të kontribuojnë në pasurimin e jetës akademike të studentëve dhe në promovimin e aktiviteteve me interes të përbashkët. Në këtë kuadër, u shqyrtuan mundësitë për organizimin e konferencave, promovimeve të botimeve, aktiviteteve kulturore dhe nismave të tjera që mbështesin zhvillimin e arsimit dhe kërkimit shkencor.

Palët vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe atyre të kulturës, duke theksuar se partneritete të tilla krijojnë mundësi të reja për zhvillimin profesional të studentëve dhe për fuqizimin e veprimtarisë akademike.

Në përfundim të takimit, u shpreh gatishmëria e ndërsjellë për ta thelluar këtë bashkëpunim dhe për ta konkretizuar atë përmes projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.

tp-bottom