Programet e akredituara të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë mund të verifikohen në listën zyrtare të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), si dhe në dokumentacionin e publikuar nga Zyra për Sigurimin e Cilësisë së UFAGJ
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar listën zyrtare të programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027.
Në këtë listë janë përfshirë edhe programet e studimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, të cilat janë aktive për regjistrim në vitin akademik 2026/2027. Publikimi i listës zyrtare u mundëson maturantëve, studentëve dhe të gjithë të interesuarve të verifikojnë statusin e akreditimit të programeve të studimit para aplikimit, duke u ofruar siguri se po zgjedhin programe që plotësojnë standardet e kërkuara të cilësisë.
Në kuadër të angazhimit për transparencë dhe informim të vazhdueshëm, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë njofton studentët, kandidatët e ardhshëm dhe publikun e gjerë se programet e akredituara të studimit, së bashku me vendimet përkatëse të akreditimit, janë të publikuara në faqen e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë në këto vegëza:
- Regjistri i programeve ndër vite së bashku me vendimet e akreditimit/ riakreditimit: https://docs.google.com/spreadsheets/u/1/d/e/2PACX-1vTrien7wxCoTUf94Pd26aVT_JwFg3G8tbHhmbNc_T7PfLmtJAJn0nthmHu-zL7DmBoUF3uocb1vY-bq/pubhtml
- Lista e programeve të studimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë për vitin akademik 2026/2027: https://uni-gjk.org/upload/dokumentet/1782911333-programet%202026%202027.pdf
Universiteti ynë mbetet i përkushtuar për të ofruar transparencë, programe studimi cilësore dhe të akredituara, të harmonizuara me standardet e arsimit të lartë dhe nevojat e tregut të punës.
Ftojmë të gjithë kandidatët që planifikojnë të regjistrohen në studime gjatë vitit akademik 2026/2027 të konsultojnë listën zyrtare të programeve të akredituara të publikuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, në linkun në vijim: https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/Tabela-Programet-E-Akredituara-2026-V3.pdf