Universiteti i Gjakovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Konviktin e nxënësve dhe studentëve “Sadik Stavileci”

Universiteti i Gjakovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Konviktin e nxënësve dhe studentëve “Sadik Stavileci”

Sot më datë 08.05.2020 Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” Prof.Ass.Dr.Artan Nimani nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Konviktin e nxënësve dhe studentëve “Sadik Stavileci”  i cili u përfaqësua nga drejtori i konviktit Z.Agron Kryeziu.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi të lidhur mes Konviktit të nxënësve dhe studentëve “Sadik Stavileci” dhe Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” ka të bëjë me akomodimin  e studentëve të UGJFA-së në konvikt. Në bazë të kësaj marrëveshjeje në konvikt të drejtën për vendosje e fitojnë vetëm studentët e rregullt të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, vendbanimi i të cilëve është më larg se 15 km dhe të cilët janë të regjistruar për herë të parë në semestrin I,III, V, VII.

Article Gallery

tp-bottom