Vizitë kërkimore-shkencore dhe ligjëratë mbi William Blake-un në Epokën Digjitale
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, në kuadër të programit master në Studime Letrare, mirëpriti në një vizitë kërkimore-shkencore znj. Blerina Jashari-Zyrapi, kandidate e studimeve doktorale për letërsi angleze në Universitetin e Evropës Juglindore, në Maqedoninë e Veriut. Aktiviteti u zhvillua nën mbikëqyrjen e prof. asoc. dr. Sazan Kryeziut, udhëheqës i programit.
Gjatë vizitës, znj. Jashari-Zyrapi mori pjesë në diskutime akademike me studentët, duke ofruar analiza kritike mbi çështje teorike të studimeve letrare. Vizita u përmbyll me një ligjëratë të hapur me titull “Miti, Dekonstruksioni dhe Poezia e William Blake-ut në Epokën Digjitale”, ku ajo paraqiti në mënyrë koherente qasjen teorike të dekonstruksionit me analizën e mitit dhe leximin kritik të poezisë së William Blake-ut në kontekstin e transformimeve digjitale.
Kjo vizitë përbën një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e përvojës akademike të studentëve dhe në forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut kritik brenda programit.