Njoftim rreth procedurës së aplikimit për bursë të MASHT-it
Njoftojmë studentët e Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani" të cilët kanë të drejtë aplikimi për bursë të MASHT-it (Njoftimi) se është hapur afati për aplikim në SMU.
Procedurat për aplikim janë si më poshtë:
1. Studentët qasen në SMU e tyre dhe duhet të klikojnë tek fusha TJERA - APLIKO PËR BURSË (shiko MANUALIN në faqe 33)
2. Klikoni butonin APLIKO
3. Pasi të hapet dritarja, tek "Apliko për bursë për vitin akademik" duhet të zgjedhet viti akademik 2018/2019 dhe klikoni APLIKO
4. Shfaqet njoftimi "Ju aplikuat me sukses" dhe tek butoni Raporti, shtypet raporti që keni aplikuar
5. Tek Zyra për Zhvillim Akademik - Z. Abedin Sadrija (në Rektorat) dorëzohet VETËM Raporti i shtypur
Suksese