Njoftim rreth procedurës së aplikimit për bursë të MASHT-it

Njoftim rreth procedurës së aplikimit për bursë të MASHT-it

Njoftojmë studentët e Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani" të cilët kanë të drejtë aplikimi për bursë të MASHT-it (Njoftimi) se është hapur afati për aplikim në SMU.

Procedurat për aplikim janë si më poshtë:

1. Studentët qasen në SMU e tyre dhe duhet të klikojnë tek fusha TJERA - APLIKO PËR BURSË (shiko MANUALIN në faqe 33)

2. Klikoni butonin APLIKO

3. Pasi të hapet dritarja, tek "Apliko për bursë për vitin akademik" duhet të zgjedhet viti akademik 2018/2019 dhe klikoni APLIKO

4. Shfaqet njoftimi "Ju aplikuat me sukses" dhe tek butoni Raporti, shtypet raporti që keni aplikuar

5. Tek Zyra për Zhvillim Akademik - Z. Abedin Sadrija (në Rektorat) dorëzohet VETËM Raporti i shtypur

 

Suksese

tp-bottom