Forcohet bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit të Filologjisë dhe Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”

Forcohet bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit të Filologjisë dhe Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”

Përfaqësues të Fakultetit të Filologjisë, më 7 korrik 2026, zhvilluan një takim pune me znj. Naime Beqiraj, drejtoreshë e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimit të mundësive të reja për aktivitete të përbashkëta në fushën e arsimit, kulturës dhe kërkimit shkencor.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për realizimin e projekteve, programeve dhe nismave të përbashkëta që do të kontribuojnë në avancimin e Fakultetit të Filologjisë dhe në pasurimin e përvojës akademike e profesionale të studentëve.

Drejtoresha Naime Beqiraj shprehu gatishmërinë e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” për të mbështetur aktivitetet dhe projektet e Fakultetit të Filologjisë, duke theksuar rëndësinë e krijimit të mundësive që studentët të përfshihen në aktivitete akademike, kulturore dhe promovuese.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Fakultetit vlerësuan lart rolin e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në promovimin e librit, leximit dhe kulturës, duke theksuar se ky bashkëpunim do të krijojë mundësi të reja për organizimin e konferencave, promovimeve të botimeve, aktiviteteve shkencore e kulturore, si dhe projekteve në shërbim të komunitetit akademik.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe përfundoi me dakordimin e të dyja palëve për ta konkretizuar bashkëpunimin përmes aktiviteteve të përbashkëta dhe për ta zhvilluar më tej këtë partneritet në të ardhmen.

Article Gallery

tp-bottom