Mbahet Dita e Vlerësimit për Akreditim dhe Riakreditim në Fakultetin Filologjik, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet Dita e Vlerësimit për Akreditim dhe Riakreditim në Fakultetin Filologjik, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë

Gjakovë, 22 maj 2024 – Fakulteti Filologjik në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë së fundmi ka pritur ekspertët e agjencisë së akreditimi, te cilet vizituan fakultetin për të kryer vlerësimin e dy progrmeve.

Gjatë vizitës, ekspertët u takuan me grupe të ndryshme interesi, duke përfshirë anëtarët e fakultetit, stafin administrativ, studentët dhe palët e jashtme të interesit, sipas agjendës së paracaktuar. Ky vlerësim synonte të rishikonte cilësinë e programeve, efektivitetin e metodologjive të mësimdhënies dhe mjedisin e përgjithshëm akademik.

Procesi shkoi me diskutime produktive dhe angazhim pozitiv nga të gjithë pjesëmarrësit. Ky vlerësim është një hap thelbësor për të siguruar që Fakulteti Filologjik  në kudër të programeve të tij të vazhdojë të përmbushë standardet e larta arsimore dhe të nxisë përmirësimin e vazhdueshëm.

Fotot e lajmit

tp-bottom