Universiteti i Gjakovës nenshkruan marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën Yenilikçi Adimlar Dernegi (YADER) 

Universiteti i Gjakovës nenshkruan marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën Yenilikçi Adimlar Dernegi (YADER) 

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, i përfaqësuar nga rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën Yenilikçi Adimlar Dernegi (YADER). Qëllimi i kësaj marrëveshje ndërmjet Yenilikçi Adimlar Dernegi (YADER) dhe Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” është që të sigurojë marrëveshjen kornizë në lidhje me bashkëpunimin për Konferencën Euroaziatike për Gjuhën & Shkencat Sociale, referuar si ECLSS.

Memorandumi i bashkëpunimit mes UGJFA-së dhe YADER-it fokusohet në organizimin e konferencave, simpoziumeve dhe seminareve. Po ashtu, rrit kapacitetin institucional, ofron mundësi dhe mbështetje për stafin akademik, si dhe gjallëron mësimin dhe kërkimin për studentët.

Rektori Nimani dhe përfaqësuesit e shoqatës YADER u shprehën të gatshëm të ofrojnë mbështetje për realizimin e e projekteve të përbashkëta në kuader të ERASMUS dhe MEVLANA.

Fotot e lajmit

tp-bottom