Mësimdhënësja e UFAGj-së,  Prof.Ass.Dr.  Elsa Vula ligjëroi para studentëve të doktoratës, atyre master dhe bachelor në një nga  Universitetet më prestigjioze italiane

Mësimdhënësja e UFAGj-së, Prof.Ass.Dr. Elsa Vula ligjëroi para studentëve të doktoratës, atyre master dhe bachelor në një nga Universitetet më prestigjioze italiane

Në Universitetin e të Huajve të Perugias (University for Foreigners of Perugia), që  është institucioni italian më i vjetër dhe më prestigjioz i specializuar në mësimdhënien, kërkimin dhe promovimin e gjuhës e kulturës italiane në të gjitha shprehjet e saj, për një javë të plotë mbajti leksione prof.Ass. Dr. Elsa Vula. 

Ky institucion që është pikëtakim kulturash dhe popujsh, është  themeluar në fillim të viteve 1920 dhe që në fillim simbolizonte hapjen e tolerancën  duke u zhvilluar në atë që është bërë sot, një laborator i vërtetë trajnimi ndërkulturor. Identiteti  ekskluziv i këtij institucioni është specializimi në mësimin e italishtes për të huajt në fusha të ndryshme, si: arti, letërsia, sistemi ekonomik dhe industrial. Misioni i universitetit është të kontribuojë në promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane në mbarë botën dhe në njohuritë për diversitetin.

Profesoresha e UFAGj-së, Prof. Vula, ka mbajtur 8 orë ligjërata në gjuhën angleze, ku janë përfshirë këto aktivitete të mësimdhënies: Metodologjia e Hulumtimit, Anglishtja Profesionale, Linguistika dhe Anglishtja Akademike. Suksesin e ligjëratave e dëshmon edhe interesimi i lartë i studentëve të të gjitha niveleve.

Prof. Vula dhe kolegët nga Universiteti i të Huajve të Perugias, u zotuan për ruajtjen e lidhjeve mes dy Universiteteve dhe për shkëmbimin e vazhdueshëm të përvojave akademike.

Ky program i shkëmbimit është pjesë e Projektit COMMO VII dhe është mbështetur nga Unioni i Universiteteve Mesdhetare - UNIMED dhe programi Erasmus+

Fotot e lajmit

tp-bottom