Mbahet mbledhja e radhës në kuadër të projektit SUSWELL

Mbahet mbledhja e radhës në kuadër të projektit SUSWELL

Të premten, me 09 prill 2021, në mënyrë virtuale u mbajt takimi i radhës me të gjithë pjesemarresit e konsorciumit të projektit SUSWELL. Takimi u drejtua nga z. Beenen Paul, që u koncentrua në Evaluation Methodology apo Metodologjinë e Vlerësimit, e cila u specifikua si Case Study Methodology apo Metodologjia e Studimit të Rastit, që ishte temë nga mbledhja e shkuar.

Ndërsa, z. Mathias qartësoi metodat që do të përdoren për arritjen e qëllimit, se cila është sfida, cili është problemi që duhet zgjidhur dhe cila është zgjidhja, gjithmonë duke u bazuar në mendimet dhe vlerësimet e bashkësisë së praktikës. Më pas, z. Filip Dejonckheere, sqaroi për Planifikimin e Vlerësimit të Strategjisë.

Pjesa e fundit e takimit u rezervua për ndarjen në grupe të të gjithë pjesëmarrësve, apo 30 minuata reflektim së bashku, ku e kishin për detyrë vlerësimin e deritanishëm të punës në projekt.

Takimi i radhës do të mbahet me 16 prill 2021.

Fotot e lajmit

tp-bottom