Ministrja Nagavci vizitoi Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Ministrja Nagavci vizitoi Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Të premten me datë 19.04.2024, Ministrja Znj. Arbërie Nagavci e vizitoi Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku u prit nga Menaxhmenti dhe Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit.

Fillimisht Rektori Bunjaku, i uroi mirëseardhje Ministres Nagavci në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Më pas Kryesuesja e Këshillit Drejtues Znj. Majlinda Haxhikadrija-Ramadani, hapi takimin duke potencuar që Këshilli Drejtues i UFAGJ me kënaqësi dhe respekt shpreh falënderimin e thellë për vizitën e Ministres së arsimit Znj. Arbërie Nagavci. Ajo theksoi  se angazhimi i Ministres në diskutimet rreth sfidave dhe mundësive në fushën e arsimit, duke qenë njohëse e gjithmbarshme e zhvillimeve në fushën e arsimit, ndikon fuqishëm në përmirësimin e cilësisë dhe avancimin e misionit dhe qëllimit të Universitetit.

Rektori Bunjaku në emër të Menaxhmenitit, Stafit Akademik dhe Administrativ dhe studentëve, e falënderoi Ministren për vizitën e saj në UFAGJ. Ai shtoi se prezenca e Ministres në UFAGJ është një motiv dhe shtytje për të gjithë ne që vazhdojmë të kontribuojmë në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve tona të cilat na shpijnë në përmbushjen e misionit dhe vizionit të Universitetit.

Rektori Bunjaku, shtoi se ne si Universitet jemi duke punuar me intensitet të shtuar në rritjen e cilësisë në mësimdhënie; punën hulumtuese dhe shkencore; ofrimin e programeve të studimi të cilat janë të ndërlidhura me kërkesat e tregut të punës. Poashtu, Rektori e informoi për të arriturat si: lartësimin e UFAGJ në rangimin ndërkombëtarë të Universiteteve; rritja numrit të publikimeve shkencore me impakt të lartë të cilat kanë arritur falë rritjes së fondit për shkencë dhe përkrahjes financiare të stafit akademik për publikime shkencore. Në aspektin e transparencës u diskutua që senati ka vendosur me vullnetin e lirë, transmetimin e drejtpërdrejtë të mbledhjeve të Senatit, etj.

Përpos të arriturave, Rektori e informoi edhe për sfidat në të cilat aktualisht UFAGJ është duke u përballur. Ku njëra prej sfidave kryesore vazhdon të jetë mungesa e kampusit Universitar.

Ministrja Nagavci, shprehu mbështetjen e plotë për realizimin e çfarëdo kërkese, e cila ka të bëjë me rritjen e standardeve dhe performancës së Universitetit, si në aspektin financiar, ashtu edhe të proceseve të rëndësishme, të cilat synojnë zhvillimin e mëtutjeshëm të Universitetit. Poashtu, Ministrja potencoi se mbështetja jonë si Ministri do të përqendrohet jo vetëm në përmirësimin e infrastrukturës fizike, por edhe në ngritjen e cilësisë akademike dhe kërkimore, si dhe në forcimin e lidhjeve me tregun e punës.

Pas takimit Ministrja së bashku me menaxhmentin, KD dhe zyrtarët e MASHT-it vizituan laboratoret e Fakultetit të Mjekësisë për të parë nga afër potencialin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë në këtë drejtim. Vizita e Ministres Nagavci u vlerësua lartë nga studentët dhe përfaqësuesit e UFAGJ-së.

Fotot e lajmit

tp-bottom