Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë dhe Universitetit të IOWA-së Veriore në SHBA

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë dhe Universitetit të IOWA-së Veriore në SHBA

Gjakovë, 07 Maj 2024

Me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, Universiteti ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë sot ka nënshkruar Marrëveshje të Bashkëpunimit me Universitetin e IOWA-së Veriore Cader Falls në SHBA.

Në emër të Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë, Marrëveshjen e Bashkëpunimit e nënshkruan Rektori i UFAGJ-së prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi. Kurse, në emër të Universitetit të IOWA-së Verirore Cader Falls në SHBA, këtë marrëveshje e nënshkroi i profesori William Henninger IV, PhD, njëherit Udhëheqës i Departamentit - Departamenti i Familjes, Plakjes dhe Këshillimit.

 Kjo marrëveshje ka një peshë dhe rëndësi të madhe për Universitetin ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë, sidomos për Fakultetin e Shkencave Sociale, për shkak se parasheh plane për projekte të përbashkëta të studentëve dhe personelit akademik dhe promovimin e Programeve të Transferimit (3 + 1) për studentët e Shkencave Sociale të interesuar për të fituar një diplomë bachelor në IOWA – SHBA.

Marrëveshja e Bashkëpunimit është marrëveshja e parë e këtij lloji e nënshkruar me ndonjë universitet në vendet evropiane dhe Universitetin ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë e vendos në hartën e universiteteve botërore të cilat ofrojnë kushte dhe mundësojnë mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik në një stad tjetër.

Fotot e lajmit

tp-bottom